Litevit Shurup
Fëmijët gjatë rritjes kanë nevojë për marrje optimale të vitaminave dhe mineraleve në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të zhvillohen sipas parametrave normalë. I formuluar me 12 vitamina, 4 minerale dhe mjaltë, Litevit është një suplement i shkëlqyer për fëmijët.
- Pa alkool, pa konservues, pa ngjyra artificiale, pa aroma artificiale
Përfitimet kryesore
- Vitamina A ndihmon në rritjen normale dhe shëndetin e qelizave të organizmit. Forcon sistemin imunitar dhe është thelbësore për cilësinë e shikimit tek fëmijët.
- Grupi i vitaminave B janë të rëndësishme për metabolizmin e fëmijëve, rritjen e oreksit, zhvillimin dhe funksionimin e duhur të sistemit nervor, forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e përgjithshme. Vitamina B12 ndihmon në sintezën e qelizave të kuqe të gjakut dhe mirëqenien e sistemit nervor.
- Vitamina D3 ka rëndësi të madhe në procesin e osifikimit, absorbimin e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Përforcon kockat dhe dhëmbët, si dhe fuqizon sistemin imunitar. Kjo vitaminë është veçanërisht e nevojshme për të parandaluar rakitizmin.
- Vitamina E dhe C janë antioksidantë të fuqishëm, forcojnë imunitetin dhe reduktojnë rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh.
- Jodi është një mikroelement tepër i rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor tek fëmijët. Pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë performancë të ulët të aftësive konjitive, vonesë në zhvillimin fizik dhe mendor, defekte në të folur dhe dëgjim, ulje të përqendrimit dhe vështirësi në të mësuar.
- Magnezi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin. Është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe shërben për përmirësimin e funksioneve të trurit, shëndetin e kockave, zemrës dhe aktivitetin e muskujve.
- Mangani është një mineral që gjendet në organizëm në sasi shumë të vogla, por kontribuon në një sërë procesesh. Është përgjegjës për një strukturë më të mirë kockore, funksionimin e duhur të tiroides, rregullimin e nivelit të glukozës në gjak dhe metabolizmin normal të yndyrnave dhe karbohidrateve. Është gjithashtu i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit nervor qendror dhe vepron si antioksidant.
- Zinku është një antioksidant i fuqishëm. Ai siguron rritjen dhe ruajtjen e të gjitha indeve dhe mbajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm. Gjithashtu merr pjesë në sintezën e proteinave dhe ADN-së, materiali gjenetik në të gjitha qelizat.
Karakteristikat kryesore
- I formuluar për t’u siguruar fëmijëve vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për rritje dhe zhvillim normal.
- Forcon sistemin imunitar.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve dhe funksioneve normale të muskujve.
- Rekomandohet të përdoret tek të sëmurët gjatë dhe pas antibiotiko-terapisë.
- Ndihmon në zhvillimin normal fizik dhe psikologjik të fëmijëve.
- I dobishëm për të gjitha moshat në rastet me mungesë anutricionale.
Udhëzime mbi përdorimin
- Fëmijët mbi 3 vjeç: 3 x 5 ml (1 lugë çaji)
- Të rriturit: 3 x 10 ml (2 lugë çaji)
