Skincode Prestige Eye Cream
Prestige Eye Cream përbën një risi gjithëpërfshirëse që ndihmon në zvogëlimin e shenjave të dukshme të plakjes. Kremi i syve jep një pamje më rinore dhe më të rigjeneruar.
Kjo formulë e jashtëzakonshme heq fryrjen, ngre, ndriçon, hidraton, ushqen, riparon dhe përmirëson qëndrueshmërinë duke siguruar kujdes të plotë për zonën tuaj të syve. Struktura e saj e pasur përthithet pa mundim, duke e lënë lëkurën të shkëlqejë menjëherë me komfort afatgjatë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë dhe të ndjeshme. Fokusi kryesor i kremit është:
- Kundër-plakjes
- Ton i pabarabartë i lëkurës
- Humbje e shkëlqimit
- Dehidratim
Përbërësit aktiv:
- Total Rejuvenation Active – redukton shfaqjen e rrathëve të errët
- Relipidium – rikthen barrierën e lëkurës dhe përmirëson hidratimin
- Chronopower+® – rrit efikasitetin dhe efektet hidratuese të lëndëve aktive duke mundësuar çlirimin më të ngadaltë të tyre
Benefitet e përdorimit:
- Zbut vijat dhe rrudhat
- Përmirëson elasticitetin dhe qëndrueshmërinë
- Rrit hidratimin, ul fryrjen e syve dhe i qetëson
- Ndriçon zonën e syve, rrit shkëlqimin, promovon një ton të barabartë të lëkurës
- Teksturë e lëmuar, e mëndafshtë, 100% vegan ,pa paraben, jo alergjik
- Dermatologjikisht i testuar
Udhëzime mbi përdorimin
- Aplikojeni 3 pika të vogla në zonën e syve në mëngjes dhe në mbrëmje duke përdorur majën e gishtit.
- Përdorni aplikuesin për të masazhuar me lëvizje të vogla rrethore për të stimuluar mikroqarkullimin.
- Mbajeni aplikuesin në frigorifer gjatë natës për një efekt shtesë ftohës dhe drenues.
- Filloni nga këndi i brendshëm i syrit dhe lëvizni jashtë.




