Selfskn Sole Radiant Defense Face Serum (SPF 30)
Radiant Defense SPF 30 nga Selfskn Sole është një serum i lehtë ditor që kombinon mbrojtjen e gjerë ndaj rrezeve UVA/UVB me hidratim dhe antioksidantë, për një lëkurë të mbrojtur, të freskët dhe me pamje natyrale, pa shenja të bardha.
I është nënshtruar testimeve klinike nën mbikëqyrjen e dermatologëve të çertifikuar, duke përfshirë vlerësime rigoroze të performancës së tij SPF dhe mbrojtjes së spektrit të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB.
Përfitimet kryesore
- Mbrojtje diellore e sigurt: Filtra kimikë të testuar dermatologjikisht që ofrojnë mbrojtje UVA dhe UVB.
- Hidratim: Përbërës si glicerinë (glycerin) dhe aloe vera që ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë së lëkurës.
- Veprim antioksidant: Përbërës si vitamina E, ekstraktet bimore (p.sh. calendula, malva) që mbrojnë lëkurën nga dëmet oksidative të mjedisit.
- Teksturë e lehtë, jo e bardhë: Formula nuk lë (white cast) dhe përthithet shpejt, duke e bërë të përshtatshëm edhe për përdorim urban apo pranë detit.
- Për çdo lloj lëkurë: E përshtatshme për të gjithë llojet e lëkurave edhe nga lëkurat më delikate.
Udhëzime mbi përdorimin
- Aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte rreth 20 minuta para ekspozimit në diell.
- Riaplikojeni çdo 2‑3 orë, veçanërisht nëse djersiteni, lëvizni, jeni afër ujit.
- Sigurohu që lëkura të jetë e pastër para se ta përdorësh serum‑in.
- Mund ta përdorni si hap i fundit i rutinës së kujdesit të mëngjesit, përpara make‑up‑it.
- Ruajeni produktin në vend të freskët dhe të thatë, larg ndriçimit të fortë diellor ose nxehtësisë ekstreme.


