Q+A Activated Charcoal Face Mask
Karboni aktiv është një përbërës i lashtë që përdoret për të larguar papastërtitë nga lëkura, veçanërisht pikat e zeza! Maska për fytyrën me karbon aktiv ka efekt detoksifikues dhe pas përdorimit lëkura do të ndihet e relaksuar nga papastërtitë.
Veçoritë e produktit
- Formula 98.8% natyrale
- Cruelty Free
- Pa Alkool
- Pa Parfume
- Vegan
- Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar (UK)
Përbërësit aktivë
- Karboni Aktiv
Karboni Aktiv është përbërësi kyç i maskës që krijohet duke ngrohur karbonin. Ngrohja e tij shkakton zgjerim, duke e bërë atë më poroz. Kjo i jep fuqinë e tij detoksifikuese, duke maksimizuar eleminimin e toksinave dhe papastërtive nga lëkura juaj. - Bentoniti
Kjo baltë natyrale ka fuqinë për të absorbuar yndyrën e tepërt (e njohur si sebum) nga lëkura juaj. Bentoniti është përbërësi i përsosur për llojet e lëkurës së yndyrshme me tendencë akneike. - Kaolini
Kaolini gjendet në shumë maska për fytyrë. Kaolini është një baltë natyrale që ndihmon në detoksifikimin e lëkurës dhe i ofron fytyrës teksturë më të shëndetshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni njëtrajtësisht duke përdorur një furçë të pastër për make-up. Lëreni për 5-10 minuta ose derisa të përthahet në lëkurë. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
