Qumësht për foshnja nga dita e parë
Formulë Anti-Kolika dhe Anti-Konstipacion
Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim të vëçantë si ushqim për foshnjat nga lindja, kur ato nuk ushqehen me gji.
Formulimi me proteina pjesërisht të hidrolizuara ndihmon në lehtësimin e konstipacionit. Rregullon mikroflorën intestinale, duke e bërë atë të ngjashme me atë të fëmijëve, që ushqehen me qumësht gjiri.
Ndihmon në uljen e proceseve inflamatore të zorrës.
I pasur me galakto-oligosaharide, të cilat stimulojnë rritjen e bifidobaktereve në zorrë dhe forcojnë sistemin imunitar.
Përmbush standartet e ESPHAGAN dhe legjislacionit europian, në lidhje me pesticidet, mbetjet dhe substancat toksike.
| Mosha | Nr. i masave qumësht Nutriben AC | Ujë (ml) | Vaktet ditore |
| 0-2 javë | 2 | 60 | 8 |
| 2-8 javë | 3 | 90 | 7 |
| 2-3 muaj | 5 | 150 | 5 |
| 3-6 muaj | 6 | 180 | 5 |
| Mbi 6 muaj | 8 | 240 | 4 |
Udhëzime
Sterilizoni biberonet dhe enet e tjera paraprakisht. Lani duart para pergatitjes se qumeshtit. Formula duhet pergatitur vecmas per cdo vakt ushqyerje. Vloni ujin dhe lereni të ftohet deri në temperaturën 45°C.
Shtohet sasia e duhur e qumështit dhe përzihet deri në tretje të plotë.
Nuk përmban vaj palme: Kjo përzierje e vajrave siguron një sasi të madhe të acideve yndyrore të ngopura, që përmirëson përthithjen e kalciumit dhe magnezit dhe zvogëlon rastet e konstipacionit.
Shënim i rëndësishem
Qumeshti i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe zhvillimin e foshnjave dhe femijeve. Ai mbron nga diarreja dhe semundjet e tjera.
