Lierac Lift Integral The Tightening Serum Xmas Set
Përkujdesje hidratuese e cila përforcon strukturën e lëkurës me një efekt të plotë lifting. Seti përfshin Lierac Lift Integral Serum me madhësi 30 ml dhe Lierac Lift Integral The Eye Lift Care në formatin travel size 15ml dhuratë.
Përmbajtja e setit
- Lierac Lift Integral Serum (30ml)
- Lierac Lift Integral The Eye Lift Care (15ml)
Lierac Lift Integral Serum
Serum Lift Integral përforcon strukturën e lëkurës duke vepruar në elementët e saj thelbësorë (kolagjen, elastinë, acid hialuronik), por edhe në glikoproteinat që i lidhin ato. Lëkura rifiton qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe fryrjen, për një efekt të plotë lifting. Tekstura qumështore e Serumit Lift Integral mbështjell lëkurën për një përfundim të vërtetë prej kadifeje. Formuluar për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të lëkurës, madje edhe atyre më të ndjeshme.
- Përbërës me 99% origjine natyrale.
- Produkt vegan & testuar dermatologjikisht.
- Prodhuar në Francë.
Përbërësit aktivë
- ARN-ja e Trëndafilit stimulon sintezën natyrale të kolagjenit dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibronektinës. Ky përbërës 100% natyral vjen nga trëndafili Grasse, i rritur pa pesticide.
- Tulipani i Zi stimulon sintezën natyrale të elastinës dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibrilinës. Rezultat nga 7 vjet kërkime, dhe i patentuar nga Lierac, ky ekstrakt i Tulipanit të Zi është 100% natyral dhe vjen nga Hollanda.
- Acidi Hialuronik me origjinë natyrale ruan ekuilibrin e hidratimit të lëkurës në shtresat më të thella të epidermës.
Përdorimi: Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe qafë.
Lierac Lift Integral The Eye Lift Care
Formuluar posaçërisht për të targetuar humbjen e qëndrueshmërisë dhe rrudhat në zonën e syve. Për këtë qëllim, kjo formulë e re dhe ekskluzive kombinon përbërës të fuqishëm që veprojnë në elementët thelbësorë të strukturës së lëkurës si ARN-ja e trëndafilit dhe ekstrakti i tulipani të zi nxisin sintezën e elastinës dhe kolagjenit.
Po kështu, këto ekstrakte gjithashtu nxisin sintezën e glikoproteinave të lidhura dhe kjo është veçoria dalluese e këtij produkti. Duke stimuluar sintezën e këtyre elementeve, kjo gamë është në gjendje të përforcojë strukturën e lëkurës. Përveç kësaj, kjo formulë natyrale dhe vegane përmban edhe acid hialuronik i cili ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës. Përveç kësaj, ky krem për sytë mund të aplikohet edhe në zonën rreth buzëve për të lëmuar dhe forcuar lëkurën. Me një teksturë të lehtë zbut dhe hidraton lëkurën. Përmban një aplikues qeramike që ofron freski të menjëhershme dhe e bën atë shumë më praktik për t’u aplikuar.
Përbërësit aktivë
- ARN-ja e Trëndafilit stimulon sintezën e kolagjenit dhe glikoproteinave të lidhur (fibronektina), të cilat janë thelbësore për mbështetjen e lëkurës. Prandaj, ndihmon në ruajtjen e strukturës, fleksibilitetit dhe elasticitetit të lëkurës.
- Tulipani i Zi nxit sintezën e elastinës dhe fibrilinës, të cilat janë thelbësore për mbështetjen e lëkurës. Prandaj, ai gjithashtu ndihmon në ruajtjen e strukturës, fleksibilitetit dhe elasticitetit.
- Acidi Hialuronik hidraton thellësisht lëkurën, por gjithashtu ka një efekt kundër rrudhave.
Përdorimi: Aplikojeni në zonën rreth syve në mëngjes dhe darkë.
