La Rosée Ultra-Gentle Shampoo Refill
Shampo ultra e butë pastron delikatisht flokët dhe qetëson skalpin, madje edhe atë më të ndjeshëm. Formula e saj e pasur me keratinë vegjetale furnizon flokët me proteina thelbësore për t’i hidratuar, forcuar dhe mbrojtur nga dëmtimet e jashtme.
Farat organike të lirit dhe uthulla e mollës mbështjellin fibrën kapilare për të dhuruar butësi, elasticitet dhe një shkëlqim natyral. Pas çdo përdorimi, flokët duken më të lehtë, të mëndafshtë dhe plot gjallëri. Shampo është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, për të gjithë familjen (fëmijë nga 3 vjeç) dhe e sigurt gjatë shtatzanisë.
Përfitimet kryesore:
- Pastron butësisht flokët dhe skalpin pa irrituar.
- Forcon dhe ushqen falë keratinës vegjetale.
- Dhurojnë butësi, elasticitet dhe shkëlqim natyral.
- E përshtatshme për përdorim të përditshëm nga i gjithë familja.
Karakteristikat kryesore:
- 96% me origjinë natyrale.
- Pa silikon dhe pa sulfate.
- Teksturë kremoze, shkumëzon lehtë.
- Aromë e freskët dhe delikate pambuku.
- Produkt vegan.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni në flokë të lagur, masazhoni butësisht skalpin dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Për rezultate optimale, përdoreni rregullisht.
