La Roche Posay Anthelios Invisible Spray (SPF 50+)
La Roche Posay Anthelios Invisible Spray SPF 50+ është një spray i pasur me ujë termal, i cili ofron një mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve të spektrit të gjerë UVA/UVB për lëkurat e ndjeshme dhe alergjike ndaj diellit. Për fytyrë dhe trup.
Ndihmon në parandalimin e stresit oksidativ të krijuar nga rrezet infra të kuqe dhe ndotja. Është shumë rezistent ndaj ujit, djersës dhe rërës.
Struktura e tij ultra e lehtë me përfundim jo të yndyrshëm nuk lë asnjë shenjë të bardhë.
Formula e tij respekton mjedisin detar. E testuar nën kontroll dermatologjik.
Prodhuar në Francë.
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni para përdorimit. Spërkateni në duar, mos e spërkatni drejtpërdrejt në fytyrë.
Aplikoni para çdo ekspozimi. Riaplikoni shpesh një shtresë të bollshme, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes.
Shmangni zonën e syve. Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni menjëherë dhe tërësisht.
Shmangni kontaktin me tekstilet.
