Guna Gunaelmint
Formula e Gunaelmint përmban ekstrakte bimore standarde të farave të kungullit, mirrës dhe shafranit të Indisë. Produkti është pa gluten dhe me shije portokalli, i lehtë për t’u tretur në ujë.
Gunaelmint përdoret si mbështetje natyrale për shëndetin e traktit gastrointestinal, veçanërisht në situata ku trakti tretës ka kontakt me toksina, patogjenë apo helminte. Ndihmon në krijimin e kushteve jo të favorshme për zhvillimin e parazitëve (elminteve) dhe kontribuon gjithashtu në mbrojtjen e mëlçisë, falë veprimit antioksidues të shafranit të Indisë.
Përbërësit kryesorë
- Fara e kungullit (Cucurbita pepo L.) – Mbështet funksionin e traktit urinar dhe ushtron një veprim të përgjithshëm detoksifikues.
- Mirra (Commiphora myrrha) – Ekstraktet e saj mbështesin funksionin e sistemit gastrointestinal.
- Shafrani i Indisë (Curcuma longa L.) – Përmban kurkuminoide me veprim antioksidues dhe mbrojtës për mëlçinë.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet 1 bustinë, 3 herë në ditë, për 5 ditë rresht. Tretni përmbajtjen e një bustine në një gotë me ujë, përzieni dhe pijeni menjëherë. Pas përfundimit të ciklit, bëhet pushim 15 ditë, më pas mund të përsëritet një cikël i dytë prej 5 ditësh.
Kujdes! Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.
