Genove Pilopeptan Woman Nail Repair Gel
Genove Pilopeptan Woman Nail Repair Gel është një xhel që përthithet shpejt, i formuluar për të forcuar, lëmuar dhe hidratuar thonjtë e brishtë dhe të dëmtuar.
Indikacionet
- Ushqen dhe riparon thonjtë, duke u mundësuar atyre të rriten të shëndetshëm dhe të fortë.
- Rikthen pamjen e thonjve, duke i bërë ata të duken sërish të lëmuar dhe të shëndetshëm.
- Parandalon thyerjen e tyre.
- Redukton zverdhjen dhe parandalon ndarjen e thoit nga shtrati i tij.
Përbërësit aktivë
- Biotina dhe Pantenoli – punojnë së bashku për të sintetizuar lipidet dhe proteinat që kontribuojnë në qëndrueshmërinë e strukturës së thonjve.
- Vaji i arganit dhe embrioni i grurit – të pasura me acide yndyrore esenciale me veti hidratuese dhe ristrukturuese.
- Keratina – jep fortësi dhe falë përmbajtjes së lartë të cisteinës, redukton thyerjen e shtresës së thonjve.
- Vitamina E – ndihmon në parandalimin e zverdhjes.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni produktin në lunula (zona e gjysmëhënës ku fillon thoi) dhe masazhojeni butësisht me furçën e aplikuesit ose me majat e gishtave derisa të përthithet. Përsëriteni procesin në të gjithë sipërfaqen e thoit. Mund të aplikohet sa herë të dëshironi.
