Genove Genosun Pigment Repair Facial Sunscreen (SPF 50+)
Genosun Pigment Repair Facial Sunscreen (SPF 50+) është krem dielli që ofron mbrojtje ndaj rrezatimit të dëmshëm UVA dhe UVB të diellit.
- Ndihmon në parandalimin ose zvogëlimin e hiperpigmentimit të shkaktuar nga ekspozimi në diell dhe parandalon fotoplakjen e parakohshme të lëkurës.
- Indikohet për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht lëkurat sensitive dhe të bardha.
- Compleksi Astaxactive që ndodhet në përbërje të tij ka fuqi të lartë antioksidante dhe ndikon në riforcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës.
- Rezistente ndaj ujit, lehtësisht i absorbueshëm, i thatë në prekje.
- Mund të shkaktojë irritim të lehtë të syve.
- Pa përmbajtje parfumi dhe octocryleni.
- Produkt vegan i prodhuar në Spanjë.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni kremin e diellit në sasi të mjaftueshme në lëkurë gjysmë ore para ekspozimit në diell. Riaplikoni shpesh, veçanërisht pas notit ose aktivitetit fizik.
