Froika Suncare AC Cream (SPF 50)
Krem me një nivel shumë të lartë mbrojtjeje, i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme me akne, përthithet shpejt pa lënë mbetje dhe yndyrë të tepërt në lëkurë, duke ofruar një ndjesi të këndshme. Ka veprim seborregullues, keratolitik, parandalon oksidimin e lipideve, duke parandaluar kështu shfaqjen e papërsosmërive. I pasur me acid hialuronik, i ofron lëkurës hidratim dhe qetësi.
- Mbron nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor, djegiet nga dielli, fotoplakja dhe reagimet e fotondjeshmërisë.
- Ofron një mbrojtje të gjerë dhe efektive kundër të gjithë spektrit UVA-UVB-IR-Dritës blu, parandalon plakjen e parakohshme.
- Ka efekt seborregullues, keratolitik dhe përmirëson në mënyrë efektive shenjat e akneve.
- Teksturë jo e yndyrshme, e lehtë që përthithet menjëherë pa lënë shenja të bardha dhe mbetje në lëkurë.
- Përmban përbërës hidratues, qetësues dhe antioksidantë si: Acidi Hyaluronik, B-glukan dhe Vitamina E.
Indikacionet
- Lëkurë mikse-yndyrshme
- Shenjat e akneve (komedone, papula)
- Pikat e zeza & shkëlqim i dukshëm
- Inflamacion & skuqje
- Intoleranca për shkak të akneve
- Thatësi, intolerancë dhe acarim të shkaktuar nga trajtimet medikamentoze kundër akneve (retinoidet, antibiotikët oral)
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni Suncare AC Cream SPF 50+ në mënyrë të barabartë në fytyrë ose trup, mundësisht 15-20 minuta para ekspozimit në diell. Rinovoni pas 2 orësh ekspozimi të vazhdueshëm ose pas notit.
