Cerapur – Otic Solution Spray
Cerapur është një solucion për veshë në formë spray, i cili përmban veti antifungale dhe antibakteriale falë Acidit Acetik, veçanërisht ndaj specieve Pseudomonas, Aspergillus dhe Candidas.
Prania e Acidit Acetik ul pH në kanalet e veshit, duke ndaluar kështu rritjen e mikroorganizmave. Alkooli vepron si një anti-infektiv dhe, duke qenë se tretet mirë në ujë, ndihmon në nxjerrjen e ujit nga kanali i veshit, i cili është baza për dëmtimin dhe infeksionin e kanalit. Panthenoli mbron dhe ndihmon në riperfuzionin e kanalit të veshit.
Përfitimet kryesore
- Veprim antifungal dhe antibakterial.
- Ndihmon në uljen e pH të kanalit të veshit.
- Pengon rritjen e mikroorganizmave.
- Ndihmon në largimin e ujit nga kanali i veshit.
- Mbron dhe ndihmon në riperfuzionin e kanalit të veshit.
Karakteristikat kryesore
- Solucion për veshë në formë spray.
- I përshtatshëm për parandalim dhe për veshin e notarit.
Përbërësit aktivë
- Acid Acetik
- Alkool
- Panthenol
Udhëzime mbi përdorimin
- Përkulni kokën dhe hidhni dozën e përshkruar duke u siguruar që spray të shtypet në vesh.
- Lëreni të veprojë për 5 minuta duke e mbajtur kokën të përkulur.
- Koka më pas ngrihet dhe lihet të kullojë gjithë solucionin e mbetur nga veshi dhe fshihet me kujdes.
- Në rastet e parandalimit dhe veshit të notarit mjafton një spërkatje tri herë në ditë.
- Gjatë përdorimit është normale të ndjeni djegie, kjo tregon që trajtimi po funksionon.
Kujdes! Nuk rekomandohet përdorimi para moshës tre vjeçare.
Ky produkt nuk përdoret në rastet e:
- Perforimi ose mungesa e daulles së veshit.
- Hipersensitiviteti ndaj ndonjërit prej përbërësve.
- Lëndimet e kanalit të veshit.
- Trup i huaj në vesh.
Ruajeni në temperatura nën 25 gradë Celsius.
Produkti mund të përdoret deri në 30 ditë pas hapjes.
