Ahava Dunaliella Algae Peel-Off Mask
Kjo maskë ultra freskuese mundësohet nga algat e Detit të Vdekur Dunaliella Salina – një burim i fuqishëm natyror antioksidantësh për të ndihmuar në reduktimin e shfaqjes së shenjave të plakjes dhe Osmoter™, përzierja e njohur e mineraleve të Detit të Vdekur. I përforcuar me pluhur të zi qymyri nga druri i bambusë, ndihmon në eliminimin e pikave të zeza dhe zvogëlon shenjat e tjera të lodhjes duke ofruar freski maksimale.
- Heq lodhjen e lëkurës
- Ndihmon kundër pikave të zeza dhe poreve të bllokuara
- Përmirëson dhe zbut sipërfaqen e lëkurës
Veçoritë e produktit
- Vegan
- I sigurtë gjatë shtatzanisë
- Pa parabene
- Pa OMGJ
- Pa parfum
- Pa alkool
Përberësit aktivë
- Osmoter™ përzierja karakteristike e mineraleve të fuqishme me burim direkt nga Deti i Vdekur. Ai vepron si një “magnet lagështie” për të hidratuar dhe rimbushur.
- Qymyr druri material mikroporoz detoksifikues që thith bakteret, toksinat dhe papastërtitë për të eliminuar në mënyrë efektive pikat e zeza për lëkurë më të pastër.
- Niacinamide një formë fiziologjikisht aktive e Niacinës/Vitaminës B3 e njohur për aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të luftuar njollat e errëta.
- Algat Dunaliella Një mikro-algë me veti të fuqishme antioksiduese. Beta-karoteni i pasur i tij transformohet në vitaminë A për të ndihmuar kundër rrezeve UVA: faktori numër një i plakjes së lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një shtresë të bollshme dhe të njëtrajtshme në lëkurën e pastruar dhe të thatë duke shmangur zonën e syve, vetullat dhe vijën e flokëve. Lëreni maskën të thahet për 15-20 minuta. Shplajeni me ujë të bollshëm. Vazhdoni rutinën me aplikimin e një kremi hidratues.
