Shampo trajtuese që pastron flokët teksa qetëson skalpin me tendencë psoriaze. Shkumon mjaft mirë dhe shpëlahet kollaj, promovon një skalp dhe flokë të shëndetshëm falë veprimit kerato-reduktues. E përshtatshme edhe për skalp të ndjeshëm, është hipoalergjike dhe mund të përdoret në përditshmëri.
Kjo shampoo paraqet jo vetëm teksturë të pëlqyeshme por edhe një përqëndrim të lartë të aktivëve që luftojnë për të siguruar balancën në skalp.
5% urea kontribuon në eleminimin e pllakave, teksa 2% acidi salicilik eksfolion skalpin. 1% pirokton olaminë me veprim anti-mykotik për të reduktuar proliferimin microbial dhe ndjesinë e kruarjes.
