Daygin Gel Intimo
Xhel intim qetësues, me veprim lubrifikues, specifik për organet gjenitale të jashtme. Falë përbërësve aktivë, ndihmon në qetësimin e shqetësimeve, kruarjes dhe djegieve të lidhura me thatësinë e organeve gjenitale të jashtme, apo dukuritë e mbindjeshmërisë edhe për shkak të ndryshimeve në pH vaginal. Xheli intim Daygin është formuluar në mënyrë specifike dhe testuar dermatologjikisht për të minimizuar rrezikun e alergjisë.
- Nuk përmban aromatizues & ngjyrues
- Nuk lë shenja & mbetje
- pH fiziologjik
- Nuk lë ndjesi të yndyrshme
Përbërësit aktivë
- Klorheksidina përcakton një mjedis të pafavorshëm për kontaminimin bakterial.
- Acidi laktik ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyror të pH të zonës intime.
- Aloe Vera e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe hidratuese.
- Ekstrakti i kamomilit ka efekt qetësuese dhe anti-inflamator.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni produktin në lëkurë të pastër. Shtypni butësisht tubetin për të nxjerrë produktin dhe shpërndajeni atë falë aplikuesit direkt në zonen problematike. Rekomandohet pastrimi i aplikuesit ndërmjet aplikimeve. Rekomandojmë përdorimin e produktit 2-3 herë në ditë, sipas nevojës. Vetëm për përdorim të jashtëm.
