Skintegra Sphynx
Skintegra Sphynx është një xhel-krem trajtues i krijuar për zonën e thatë dhe të ndjeshme të syve, i pasur me vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë qetësues dhe riparues. Ai është menduar për kujdesin parandalues dhe korrigjues për të gjitha llojet e lëkurave, që mund të fillojnë që në mesin e të njëzetave.
- Tekstura e Sphynx është e mëndafshtë, zbutëse, përthithet shpejt, hidratuese dhe jashtëzakonisht e butë.
- Përbërësit e tij aktivë të testuar klinikisht, të përzgjedhur me kujdes veprojnë kundër funksionimit joadekuat të qelizave të lëkurës delikate në zonën e syve dhe e korrigjojnë atë.
- Ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën, rrit elasticitetin e saj dhe zvogëlon thellësinë e rrudhave të shprehjes, zbardh rrathët e errët dhe i siguron lëkurës vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të forcuar mekanizmat e saj natyrorë mbrojtës.
- Kompleks i peptideve, ceramideve, provitaminave A, C dhe E, kolagjenit bimor, antioksidantëve dhe aminoacideve përmirësojnë në mënyrë sinergjike sintezën e kolagjenit dhe elastinës, rikthejnë nivelet e hidratimit dhe riparojnë lëkurën dhe si rezultat zona e syve duket menjëherë më e ushqyer dhe e relaksuar.
- Është formuluar pa shtim të parabeneve, aromave, alkoolit, ngjyruesve sintetikë dhe irrituesve të tjerë.
Përbërësit kryesorë
- Pantenol dhe bisabolol – qetësojnë dhe riparojnë lëkurën delikate të zonës së syve.
- Prekrusorë të ceramideve – riparojnë dhe mbrojnë shtresën delikate të kornesë.
- Betaina – aminoacid i cili ruan nivelet e hidratimit. Ka veti kundër irritimit.
- Gjalpë shea dhe estere jojoba – emolientë të qëndrueshëm, mbrojnë lëkurën nga dehidratimi.
- Tripeptide dhe tetrapeptide – përbërës të testuar klinikisht kundër plakjes, të cilët reduktojnë thellësinë e rrudhave dhe kanë efekt në sintezën e kolagjenit, elastinës, glikozaminoglikanit dhe acidit hialuronik.
- Kafeina – vazokonstriktor dhe antioksidant i fuqishëm.
- Kolagjeni bimor – forcon strukturat intradermale dhe rrit elasticitetin e lëkurës.
- Dy forma të vitaminës E – efekte antioksidante dhe mbrojtëse.
- Betakaroten – pararendës i vitaminës A dhe antioksidant.
- Askorbil palmitat – ester i vitaminës C, agjent kundër plakjes, antioksidant dhe kundër hiperpigmentimit.
- Ekstrakti i escinës dhe gështenjës – forcon kapilarët dhe venat duke reduktuar dukjen e rrathëve të errët.
- Ekstrakti i kamomilit – i pasur me flavonoide, ka një efekt të fuqishëm antiinflamator.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoreni dy herë në ditë pas serumit dhe kremit hidratues ose para kremit kundër diellit gjatë ditës.
