Pharmavital Pregnancy Forte
Pregnancy Forte përmban një kombinim të ekuilibruar të lëndëve ushqyese si acid folik së bashku me një kompleks vitaminash/minerale si dhe DHA nga vaji i peshkut. Në shoqërim me një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme ky suplement është mjaft i vlefshëm gjatë shtatzënisë dhe laktacionit.
Përmban:
- Vitamina D & Kalciumi – kontribuojnë në rritjen e kockave dhe dhëmbëve.
- Acidet yndyrore – mbështesin zhvillimin e trurit, syve dhe sistemit nervor të foshnjës.
- Acidi folik & vitamina C – nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe riparimin e të gjitha indeve të trupit.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të merret një kapsulë dhe një tabletë në ditë të shoqëruar me ujë/lëng, mundësisht gjatë vakteve kryesore. Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues i një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
