Vichy Normaderm 3in1 Cleanser Scrub Mask
Vichy Normaderm 3in1 Cleanser Scrub Mask produkt multifunksional 3-në-1 që funksionon si larës, skrab dhe maskë, duke ndihmuar në reduktimin e sebumit të tepërt, hapjen e poreve dhe përsosjen e strukturës së lëkurës. Projektuar për të trajtuar nevojat e lëkurës së yndyrshme dhe të prirur ndaj njollave.
Funksionet
- Larës – Ndihmon në reduktimin e yndyrës së tepërt dhe pastrimin e lëkurës nga papastërtitë.
- Skrab – Ndihmon në hapjen e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke zbuluar një sipërfaqe më të lëmuar të lëkurës.
- Maskë – Ndihmon në thithjen e sebumit të tepërt dhe minimizimin e shfaqjes së poreve të zmadhuara.
Indikacionet
- Eleminon sebumin e tepërt.
- Rafinon strukturën e lëkurës.
- Redukton pamjen e poreve të zgjeruara.
- Për lëkura të yndyrshme gjithashtu dhe lëkurat e ndjeshme.
Përbërësit aktivë
- Acidi Salicilik – Eleminon qelizat e vdekura të lëkurës jo vetëm në sipërfaqen e lëkurës por edhe brenda poreve. Redukton pikat e zeza dhe të bardha.
- Acidi Glikolik – Eksfolion lëkurën duke stimuluar heqjen e qelizave të vdekura dhe gjithashtu barazon tonin e lëkurës.
- 25% Kaolinë – Argjilë e imët që ndihmon në largimin e sebumit dhe papastërtisë së tepërt pa e tharë lëkurën.
- Uji Mineralizues – I pasur me 15 minerale thelbësore. Ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe e mban lëkurën të hidratuar dhe gjithashtu e mbron atë nga agresorët e jashtëm.
Udhëzime mbi përdorimin
- Larës – Aplikoni një sasi të përshtatshme produkti në lëkurën e lagur të fytyrës. Masazhoni butësisht lëkurën dhe pastrojeni tërësisht.
- Skrab dhe Maskë – (Rreth një herë në javë), aplikojeni një shtresë të hollë në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, duke shmangur zonat e syve dhe buzëve. Më pas, lëreni për 5 minuta dhe pastrojeni tërësisht.
