Uriage – Hyseac Purifying Toner
Tonik i cili ngushton poret, përsos teksturën e lëkurës dhe eleminon shkëlqimin falë një kombinimi me acide mikro-eksfoliant (glikolike, malike dhe laktike). Ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura dhe stimulon ripërtëritjen e qelizave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të ndritshme dhe gjithashtu të butë. Eleminon papërsosmëritë e lëkurës dhe ofron një ndjesi freskie. Përfundimisht lëkura do të jetë e matifikuar.
- Jo komedogjenik
- Testuar dermatologjikisht
- Pa parabene
- Pa silikone
- Pa sulfate
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni tonikun pas pastrimit të fytyrës dhe para aplikimit të rutinës ditore. Vendoseni në të gjithë fytyrën duke i kushtuar vëmendje zonës T dhe ballit. Shmangni kontaktin me sytë. Pa shpëlarje. Përdoreni njëherë në ditë.
