Ultrasun Face Mineral (SPF 50)
Krem dielli me filtra minerale të pastra, të lehta dhe matifikuese për fytyrën, ideale për lëkurë shumë të ndjeshme dhe me yndyrë.
Kremi Ultrasun për fytyrën me filtra minerale mbrojtës ndaj diellit ofron mbrojtje të besueshme kundër spektrit të plotë të diellit (UVA, UVB, rrezet infra të kuqe dhe drita blu). Ky krem mbrojtës nga dielli përmban acid hialuronik , i cili rikthen përmbajtjen optimale të hidratimit të lëkurës dhe zvogëlon shfaqjen e plakjes së lëkurës të shkaktuar nga dielli, siç janë vijat, rrudhat dhe poret e zmadhuara.
Tekstura, është shumë e lehtë për një formulë minerale përthithet shpejt dhe e lë lëkurën të ndihet veçanërisht e lehtë, pa lënë asnjë mbetje yndyrore ose të bardhë në lëkurë.
- Teknologji e Spektrit të Plotë të Diellit (Full Spectrum). Mbron lëkurën nga UV-A, UV-B, IRA dhe Drita Blu.
- Mbrojtje përmes antioksidantëve. Lufton në mënyrë efektive radikalet e lira dhe forcon rezistencën e lëkurës.
- Ideale në rast alergjie ndaj diellit. Formula jo-yndyrore parandalon acarimin e lëkurës.
- Jo-komedogjene. Nuk bllokon poret. Ideale për lëkurën e prirur ndaj akneve.
- Pa përbërës aktivë hormonalë, oktokrilen, avobenzon, vajra minerale, PEG/PPG, alumin, ngjyra dhe aroma artificiale, konservues.
- Pa silikone.
- Pa aromë. Ideale për lëkurë të ndjeshme. Pa parfum për të parandaluar acarimet e lëkurës.
- I papërshkueshëm nga uji për mbrojtje afatgjatë.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni gjithmonë krem mbrojtës nga dielli me bollëk, 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell. Çdo përdorim më i vogël e zvogëlon rrënjësisht efektin mbrojtës. Edhe mbrojtja nga dielli me SPF të lartë nuk ofron mbrojtje të plotë.
Shmangni diellin e mesditës. Në përgjithësi, një aplikim është i mjaftueshëm, por merrni në konsideratë një aplikim tjetër pas djersitjes së tepërt, notit ose tharjes me peshqir. Shmangni kontaktin me rrobat pasi kontakti i drejtpërdrejtë mund të lërë njolla. Shmangni kontaktin me sytë.
