TylolHot Pediatrik
TylolHot për fëmijë është një bustinë në formë granulash që tretet në ujë. Përdoret për lehtësimin e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe ka veprim kundër alergjisë.
Ky produkt mund të përdoret tek fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç për të lehtësuar simptomat e të ftohurës dhe gripit, dhimbjen e kokës si dhe kongjestionin nazal dhe të sinuseve.
Karakteristikat kryesore
- Lehtëson dhimbjet.
- Ndihmon në uljen e temperaturës.
- Ka veprim anti-alergjik.
- Lehtëson simptomat e të ftohurës dhe gripit.
- Ndihmon në reduktimin e kongjestionit nazal dhe të sinuseve.
- I përshtatshëm për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç.
- Formë granulash që tretet në ujë.
Kujdes
- Mos e përdorni nëse fëmija ka sëmundje të mëlçisë ose veshkave.
- Mos e përdorni nëse fëmija është me diabet.
- Mos e përdorni nëse fëmija është duke marrë barna antihipertensive (kundër presionit të lartë të gjakut) dhe/ose barna kundër depresionit.
- Mos e përdorni nëse jeni alergjik (apo keni mbindjeshmëri) ndaj përbërësve aktivë ose ndonjë prej përbërësve të tjerë.
- Tylol Hot Pediatrik nuk duhet të përdoret për më shumë se 5 ditë tek fëmijët për të eleminuar gjendjen e dhimbjeve dhe nuk duhet të përdoret në trajtimin e një temperature të përsëritur.
- Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse fëmija juaj ka sëmundje serioze të zemrës, hipertension (tension i lartë i gjakut) dhe anemi.
- Këshillohuni me mjekun ose farmacistin nëse fëmija ka çrregullim të mushkërive, astmë, glaukomë (presion i rritur intraokular) ose gjëndër tiroide tepër aktive.
- Këshillohuni me mjekun ose farmacistin nëse fëmija po përdor ose ka përdorur kohët e fundit ndonjë bar tjetër, duke përfshirë barna pa recetë.
- Ky bar përmban ngjyrën e verdhë (E110) e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike tek disa njerëz.
Udhëzime mbi përdorimin
TylolHot Pediatrik merret në rrugë orale (nga goja) si më poshtë:
- Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 80 ml ujë të nxehtë – 1/2 e një gote me madhësi standarte dhe pihet menjëherë.
- Në rast të aplikimit të përsëritur, duhet të bëhet në një interval prej 6 orësh.
- Doza ditore maksimale e rekomanduar është 4 bustina.
