ShedirPharma Neuroson Light
Neuroson Light është një suplement ushqimor i bazuar në melatoninë, triptofan, vitaminë B6 dhe valerianë që indikohet në rastet e marrjes së reduktuar të tyre me anë të dietës ose rritjes së nevojës për këta elementë.
- Melatonina në përbërje të produktit – ndihmon në zbutjen e efekteve të vonesave të avionit dhe në reduktimin e kohës së nevojshme për të fjetur.
- Valeriana në përbërje të produktit – kontribuon në relaksimin në rast stresi ose për të nxitur një gjumë sa më të rehatshëm dhe të qetë.
- Pa përmbajtje gluteni dhe laktoze.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni një kapsulë në ditë gjysmë ore përpara gjumit në mbrëmje, e shoqëruar me një gotë ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Suplementet ushqimore nuk synohen të shërbejnë si zëvendësues i një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Mos e merrni në rastet e mbindjeshmërisë së dyshuar ose të provuar ndaj një ose më shumë përbërësve të pranishëm në produkt. Në rast se jeni shtatzënë dhe në laktacion, këshillohuni fillimisht me mjekun.
