Nurofen Express – Sodium Ibuprofen 256mg
Përbërësi aktiv është ibuprofeni, i cili hyn në grupin e medikamenteve të quajtura antiinflamatorë jo steroidikë (AIJS). Ai ndikon në ndryshimin e reagimit të trupit ndaj dhimbjes duke e zvogëluar atë, si dhe ndihmon në uljen e inflamacionit dhe temperaturës.
Nurofen Express 256 mg përdoret për dhimbje të ndryshme si:
- Dhimbje koke, me natyrë migrenoze, nevralgji, dhimbje menstruale, reumatike dhe muskulare
- Në rast influence gripale
- Në rast temperature të rritur trupore
Mos përdorni Nurofen nëse:
- Jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndonjë përbërësi tjetër
- Keni ose keni pasur 2 ose më shumë episode të ulcerës ose hemorragjisë
- Keni pasur përkeqësim të astmës, rash kutan ose reaksione alergjike gjatë përdorimit të mëparshëm të ibuprofenit, aspirinës ose medikamenteve të ngjashme
- Keni hemorragji gastrointestinale
- Jeni duke marrë një tjetër AIJS ose 75 mg aspirinë në ditë
- Keni probleme të rënda me mëlçinë ose veshkat
- Keni probleme të zemrës, presion të lartë të gjakut ose çrregullime të koagulimit
- Keni vështirësi në frymëmarrje
- Jeni gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji
- Jeni më të vegjël se 12 vjeç
Udhëzime mbi përdorimin
Mos merrni më shumë se 6 tableta në 24 orë.
Të rriturit dhe fëmijët nga 12-18 vjeç: 1 ose 2 tableta në ditë sipas nevojës.
Duhet një hapësirë prej 4 orësh nga një dozë në tjetrën.
Mbajeni larg fëmijëve të vegjël. Paketimi duhet të ruhet në vende të thata në temperaturë deri në 25°C.
