Noreva Sensidiane AR CC Cream (SPF 30)
Sensidiane AR CC Cream është një krem korigjues, unifikues i përshtatshëm specifikisht për lëkurë të ndjeshme, të prirur ndaj rosacea. Me anë të një lëvizje të vetme hidraton, mbron (falë faktorit mbrojtës SPF 30), zbut, zvogëlon skuqjen dhe korrigjon imperfeksionet e lëkurës. Tekstura e tij jo e yndyrshme përthithet shpejt, mbulon të gjitha nuancat e të kuqes dhe e lë lëkurën të lëmuar dhe të relaksuar.
- E formuluar me teknologjinë HD Pure Color.
- Përmban mbrojtje SPF 30 100% minerale – parandalon shfaqjen e njollave hiperpigmentuese.
- Ngjyra e kremit është e lehtë, me mbulim mesatar për çdo lloj lëkure sidomos ato sensitive me tendenca për skuqje/rosacea.
- I përshtatshëm për mosha mbi 10 vjeç.
- Ndjesi rehatie, fytyrë e lëmuar, e mëndafshtë, pamje rrezatuese.
- Lehtësisht e përthithshme dhe ka qëndrim afatgjatë në lëkurë.
- Veprim i dyfishtë kundër skuqjes: fsheh menjëherë dhe korrigjon në mënyrë të qëndrueshme.
Përbërësit kryesore:
- Azelacalm dhe Neutrazen™ Pro – ka veprim anti-inflamator dhe redukton ndjeshmërinë e lëkurës.
- Calmactiv – ndihmon në reduktimin e skuqjes.
- Pigmentet – efekt korrigjues dhe unifikues për lëkurën.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni kremin në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes, pasi ta keni pastruar lëkurën tërësisht me ujin micelar.
