La Rosée Ultra-Soft Make-Up Remover Micellar Gel
Një xhel micelar që kombinon fuqinë pastruese të ujit micelar me komfortin dhe hidratimin e një qumështi demakijues. Micelat e surfaktantëve të butë kapin dhe largojnë papastërtitë dhe make-up-in, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Tekstura ultra e butë është e përkryer për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato më të ndjeshmet. E përshtatshme edhe për meshkuj dhe për gratë shtatzëna.
Përbërësit kryesorë:
- Hidrolat Limon: pastron dhe ndihmon në freskimin e lëkurës.
- Aloe Vera: ofron hidratim dhe parandalon ndjesinë e tërheqjes pas pastrimit.
- Hidrolat Trëndafili: zbut, tonifikon dhe shton butësi.
- Hidrolat Kamomili: qetëson dhe redukton irritimet e lëkurës.
Karakteristikat kryesore:
- 96% me origjinë natyrale.
- 99% e biodegradueshme.
- Vegan.
- Nuk irriton sytë.
- Teksturë shumë e butë, me aromë të freskët florale.
Udhëzime mbi përdorimin
- Për demakijim: vendosni një sasi të vogël në një disketë pambuku dhe aplikojeni butësisht në fytyrë dhe sy.
- Për pastrim: aplikoni një sasi të vogël në duar, masazhoni lehtë fytyrën dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Këshilla bukurie: Përdorni një tonik hidratues menjëherë pas xhelit micelar për të larguar çdo mbetje micelash dhe për të lënë lëkurën plotësisht të freskët dhe të butë.
