La Rosée Plumping Face Serum
Serum rimbushës dhe ushqyes, i formuluar me një kombinim të pasur prej 5 vajrash bimore natyralë: bajame e ëmbël, susami, trëndafili, kajsia dhe luledielli. Ky kompleks depërton në epidermë për të ushqyer në thellësi, për të rikthyer elasticitetin dhe për të mbrojtur lëkurën nga agresionet e jashtme.
Ideale për lëkurë normale deri në të thatë, madje edhe të ndjeshme, si dhe për çdo lëkurë që ka nevojë për rigjenerim dhe mirëqenie. Formula 100% natyrale e bën të përshtatshëm edhe gjatë shtatzënisë. Pas përdorimit, lëkura shkëlqen plot shëndet, është më e butë dhe duket më vitale.
Përfitimet kryesore:
- Ushqen dhe rigjeneron lëkurën në thellësi.
- Rikthen elasticitetin dhe butësinë.
- Ofron mbrojtje nga faktorët e jashtëm agresivë.
- Lëkura fiton shkëlqim dhe vitalitet natyral.
Përbërësit kryesorë:
- Vaj Bajame e ëmbël: zbutës dhe ushqyes, qetëson lëkurën e thatë.
- Vaj Susami: i pasur me acide yndyrore, ndihmon në mbrojtjen dhe rigjenerimin e epidermës.
- Vaj Trëndafili: rigjenerues dhe tonifikues, për lëkurë të shëndetshme dhe elastike.
- Vaj Kajsie: ndihmon për shkëlqim dhe vitalitet natyral.
- Vaj Luledielli: hidratues dhe antioksidant, mbron lëkurën nga tharja.
Karakteristikat kryesore:
- Formulë 100% natyrale.
- Pa ujë, pa konservues.
- Produkt vegan dhe jo-komedogjenik.
- Teksturë e lehtë, jo e yndyrshme dhe jo ngjitëse.
- Aromë e butë dhe delikate vaniljeje.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoret si bazë nën make-up ose para kremit hidratues, në mëngjes dhe në mbrëmje.
- Për lëkurë të thatë dhe të maturuar: aplikoni 3 pika çdo ditë, në mëngjes dhe/ose mbrëmje.
- Për lëkurë mikse: aplikoni 2 pika në mbrëmje, 2 herë në javë.
Këshilla bukurie nga themelueset:
- Për një rutinë të shpejtë: përzini disa pika të serumit direkt me kremin hidratues.
- Për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar: kombinoni Hydrating Serum me Plumping Serum për hidratim dhe ushqyerje të plotë.
- Për lëkurë mikse ose të yndyrshme: përdoreni vetëm sipas nevojës, zakonisht dy herë në javë, gjatë natës.
