Filorga Hydra-Hyal Gel-Cream
Xhel-krem matifikues që përfshin dy acide hialuronike për të mbushur rrudhat dhe hidratuar intensivisht lëkurën gjatë gjithë ditës. Me gamën Hydra-Hyal, Filorga mori frymëzimin e saj nga mjekësia estetike duke u mbështetur në gati 40 vjet eksperiencë në injeksione.
Marka ka inkorporuar në Hydra-Hyal Gel-Cream një kompleks që jep një duo acidesh hialuronike (të ndërlidhura + peshë molekulare të ulët) për të riparuar dhe rivendosur lëkurën në nivelin e saj ideal të hidratimit duke parandaluar plakjen e lëkurës. E pasuruar me një përbërës aktiv astringent bimor, formula është krijuar gjithashtu për të rafinuar poret dhe për të matifikuar për një kohë të gjatë për një pamje të përsosur.
- Formuluar me përbërës 90% me origjinë natyrale.
- Efektiviteti i provuar klinikisht.
- E testuar nën kontroll dermatologjik
- Pa paraben
- I përshtatshëm për lëkurë mikse në të yndyrshme
- Prodhuar në Francë
Rezulatatet klinike:
- 90% rrudhat të imëta janë zbutur
- 80% kanë lëkurë të matifikuar për një kohë të gjatë
- 85% pore të reduktuara
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikohet në mëngjes dhe në mbrëmje në të gjithë fytyrën dhe qafën më vete ose pas serumit.
