DoppelHerz Aktiv-Meno
Menopauza është një ndryshim normal në organizmin e femrave. Për shëndetin dhe mirëqënien gjatë dhe pas menopauzë një rol të rëndësishëm luan mënyra e jetesës, aktiviteti fizik dhe dieta e balancuar. Gjatë menopauzës, prodhimi i hormoneve nga trupi i femrave ndryshon. Ky është një proçes natyral ne organizëm.
Përbërësit aktivë
- Kalçium & Vitaminë D – për suportin e kockave
Kalçiumi është një mineral esencial i nevojshëm për ndërtimin e kockave. Gjatë dhe pas menopauzës nevoja e trupit për kalçium rritet prandaj duhet marrë rregullisht dhe një sasi e mjaftushme me anë të dietës ushqimore apo nutrientëve. Vitamina D ndihmon në kapjen e kalçiumit nga organizmi dhe luan një rol kyç në mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme. - Vitaminat B: B1, B2, B12 dhe Biotina
Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Biotina ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve dhe lëkurës. - Vitamina B6
Ndihmon në metabolizimin normal të proteinave dhe ashtu si vitamina B12 ndihmon ne formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të përfshira në transportin e oksigjenit. - Folati
Kontribuon në ndarjen qelizore dhe në formimin e gjakut. - Acidi hialuronik
Kryesisht prodhohet në fibroblaste dhe qeliza të tjera të veçanta të indit lidhor. Një pjesë e madhe e acidit hialuronik gjendet në lëkurë dhe është një substancë endogjene.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet marrja e 1 tablete në ditë.
