DoppelHerz Active Memory Omega-3
Kombinim i lecitinës, vitaminës E, vitaminave B dhe acideve yndyrore omega-3, i cili mbështet funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin.
Rekomandohet veçanërisht për ata, kujtesa e të cilëve vihet në provë çdo ditë: nxënës mbi 12 vjeç, studentë gjatë provimeve dhe periudhave të të mësuarit, por edhe njerëz, puna e të cilëve kërkon performanca intelektuale vazhdimisht të larta.
Përbërësit kryesorë
- Lecitina është një përzierje fosfolipidesh të nevojshme për funksionimin e duhur të neuroneve. Ato janë aq të rëndësishme për aktivitetin e trurit sa përbëjnë deri në 25% të masës së tij.
- Vitamina E dhe acidet yndyrore omega-3 DHA dhe EPA bashkëveprojnë me këto fosfolipide për të krijuar mjedisin lipidik të nevojshëm për aktivitetin neuronal. Marrja e rregullt e këtyre lëndëve ushqyese ka një efekt pozitiv në njohje.
- Vitaminat B luajnë një rol qendror në funksionin e sistemit nervor: të nevojshme për prodhimin e energjisë për furnizimin e trurit (vitaminat B1, B2 dhe niacina), për sintezën e neurotransmetuesve (vitamina B6), si dhe për ruajtjen e funksionit kognitiv dhe ekuilibrit afektiv (acidi folik dhe vitamina B12). Këto vitamina B janë shtuar për të mbështetur funksionet optimale nervore.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni 1 deri në 2 kapsula çdo ditë me vakt, me lëng të mjaftueshëm. Mos i përtypni.
Kujdes! Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore! Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme. Produkti duhet të ruhet larg fëmijëve. Mos e ruani mbi 25 °C.
