Dermastirt Post-Filler Collagen
Struktura e lëkurës ndryshon me kalimin e kohës. Plakja e lëkurës shkaktohet nga faktorë endogjenë dhe ekzogjenë, përgjegjës për shenjat e para të plakjes si humbja e volumit, qëndrueshmërisë dhe shkëlqimit. Rënia progresive e kolagjenit është e dukshme përmes rrudhave të thella dhe të theksuara si dhe lëkura e varur. Kolagjeni, duke qenë proteina më e madhe në trup, është thelbësore për ruajtjen e tonit dhe elasticitetit të lëkurës.
Frymëzuar nga trajtimet dermatologjike të kolagjenit, Alta Care Laboratoires ka zhvilluar dhe prodhuar Dermastir Post-Filler Collagen që aplikohet mbi rrudhat për eliminuar ato.
- Ka një përqendrim të lartë të kolagjenit në formë solide me aktivitet dhe performancë superiore në krahasim me produktet konkurruese.
- Paraqitet në grimca të vogla që depërton dukshëm në lëkurë. Niveli i depërtimit është më i thellë dhe më intensiv në krahasim me produktet e tjera me bazë kolagjeni në treg.
- Është e qëndrueshme dhe mund të dozohet në zonat përkatëse të fytyrës që kanë nevojë për më shumë lifting siç janë rrudhat.
- Mund të përzihet me kremin dhe të përmirësojë efektin e tij kundër plakjes.
Përbërësit aktivë
- Kolagjeni – Kjo proteinë thelbësore i siguron lëkurës elasticitet, duke e ndihmuar atë të duket më rinore dhe më e shëndetshme.
- Ekstrakt i gjetheve të kamelisë – Përdoret në kozmetikë për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore.
- Ekstrakt i gjetheve të salvia – Është një ekstrakt me veti të larta fitoterapeutike: anti-inflamator, pastrues dhe astringent.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni direkt nga ampula në zonat e synuara me rrudha, ose përzieni me kremin tuaj të ditës ose natës dhe aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdorni një ampulë në javë për të parë rezultate të dukshme.
- Pastroni fytyrën tuaj për të hequr make-up-in dhe papastërtitë. Shplajeni mirë dhe thajeni me një peshqir.
- Shtyjeni kapakun poshtë për të thyer vulën e sigurisë së ampulës përpara se ta hiqni kapakun.
- Përzieni grimcat me një krem dhe aplikojeni përzierjen në rrudhat dhe zonat që i nënshtrohen rënies.
- Është e mundur të aplikohet Dermastir Post-Filler direkt në rrudha.
