Daygin Detergente Intimo
Zgjidhje delikate pastrimi me vaj esencial Melaleuca, vaj Argani dhe Kamomil. I pasuruar me lëndë të para natyrale, të njohura për vetitë e tyre zbutëse, qetësuese dhe dezinfektuese ofron një ndjenjë freskie dhe pastërtie çdo ditë.
Pastron dhe ruan në mënyrë efektive pH e mukozave në një nivel fiziologjik. Githashtu përmban substanca hidratuese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve që vijnë nga kushtet e thata të mukozës. Formulë me tolerancë të lartë me përdorimin e përbërësve të përzgjedhur dhe të kontrolluar.
- Pa aromë
- I testuar dermatologjikisht.
- Përdorimi i jashtëm
Ideale për larje të shpeshta, edhe gjatë shtatzanisë ose pas lindjes. Në prani të kushteve patologjike, nuk ndikon në terapitë apo trajtimet lokale.
Udhëzime mbi përdorimin
- Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të lagur.
- Pastroni butësisht zonën e jashtme intime.
- Shpëlajeni tërësisht me ujë.
