Chicco Natural Sensation Body Lotion
Ushqen thellësisht lëkurën e foshnjës që në përdorimin e parë, duke ruajtur nivelin e duhur të hidratimit. Përdorimi i përditshëm mbron dhe forcon barrieren natyrale të lëkurës gjatë gjithë ditës.
Ka teksturë të këndshme për aplikim dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme. E lë lëkurën të butë dhe të mëndafshtë, hidratim i garantuar falë pranisë së përbërësve hidrofilë dhe lipideve të cilat krijojnë një efekt barrierë për të reduktuar humbjen e lagështisë nga lëkura.
Përbërësit kryesorë
- Gjalpë Shea ka funksion barrierë dhe veprim rigjenerues
- Vitaminë E për veprim qetësues dhe mbrojtës
- Vaj orizi, vaj bajame të ëmbël dhe alantoinë për veprim ushqyes dhe zbutës
- PCA natriumi, laktat natriumi, fruktoza, glicinë, niacinamide, ure, inositol me funksion hidratues
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe të pastër, duke masazhuar butësisht derisa të përthithet plotësisht.
