Bial – Diacol Syrup
Diacol është një medikament jo-opioid për kollën, me veprim qendror dhe efekt të theksuar antitusiv, që zgjat deri në 6 orë. Dekstrometorfani është një lehtësues i kollës së shkaktuar nga acarimi i rrugëve të frymëmarrjes (nga gripi dhe ftohja e zakonshme), si dhe nga pluhurat dhe grimcat e thithura.
Mos përdorni Diacol nëse:
- Jeni alergjik ndaj hidrobromidit të dekstrometorfanit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
- Keni kollë me sekrecione.
- Jeni duke përdorur medikamente të klasës IMAO.
- Diacol nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
- Nuk duhet të përdorni Diacol njëkohësisht me IMAO (inhibues të monoaminë oksidazës). Duhet të respektohet një hapësirë prej 14 ditësh nga përfundimi i përdorimit të inhibitorëve të monoaminë oksidazës deri në fillimin e përdorimit të Diacol.
- Nëse jeni duke marrë medikamente që veprojnë në sistemin nervor qendror, efekti i tyre mund të fuqizohet nga përdorimi i Diacol.
Udhëzime mbi përdorimin
- Të rriturit dhe adoleshentët: 5 deri në 10 ml shurup, 4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 60 ml.
- Fëmijët 6 deri në 12 vjeç: doza maksimale ditore është 30 ml.
- Fëmijët 2 deri në 6 vjeç: doza maksimale ditore është 15 ml.
- Diacol mund të administrohet çdo 4 orë, duke moderuar dozën sipas peshës dhe moshës. Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
