Gripoblock – Hot Drink
Produkt mjekësor i kombinuar që përmban paracetamol, fenilefrinë dhe acid askorbik (vitaminë C).
- Paracetamoli: Lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën e lartë të trupit. I marrë në doza më të larta, shfaq gjithashtu efekt anti-inflamator.
- Fenilefrina: Tkurr enët e gjakut dhe zvogëlon mbushjen e tyre me gjak, duke ulur rrjedhjen nga hunda, qetësuar enjtjen e mukozës dhe përmirësuar vështirësinë në frymëmarrje gjatë ftohjes dhe gripit.
- Acidi askorbik: Përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit, forcon aftësitë mbrojtëse dhe shfaq efekt antioksidant.
Gripoblock Hot Drink përdoret për:
- Trajtimin afatshkurtër të dhimbjes së kokës.
- Dhimbjes së fytit.
- Temperaturës së lartë.
- Hundës së rrjedhshme.
- Teshtitjes.
- Dhimbjeve të muskujve në ftohjen e zakonshme.
- Sëmundjet virale, përfshirë gripin.
Udhëzime mbi përdorimin
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Një bustinë tretet në një gotë me ujë të ngrohtë, 3-4 herë në ditë, në intervale prej 5-6 orësh. Nuk duhet të merret në intervale më të shkurtra se 4 orë dhe doza ditore nuk duhet të kalojë 4 bustina (3 g paracetamol).
Kujdes! Produkti nuk përdoret te fëmijët nën 12 vjeç.
