Lierac -Anti-Dark Spot Protocol Serum
Lierac Anti-Dark Spot Serum ofron një veprim të dyfishtë, korigjimin dhe parandalimin e të gjitha llojeve të njollave të errëta pavarësisht nga origjina e tyre (mosha, dielli, aknet). E formuluar me 93% përbërës me origjinë natyrale tekstura e saj jo e yndyrshme, jo ngjitëse dhe me aromë të lehtë është përshtatur në mënyrë të përkryer për një trajtim të përditshëm ndaj njollave.
Indiacionet
- Korigjon dhe parandalon shfaqjen e njollave.
- Për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe të ndjeshme.
Përbërësit aktivë
- Niacinamidet e pastra – Pengojnë transferimin e melaninës në sipërfaqen e lëkurës dhe stimulojnë sintezën e kolagjenit për të korigjuar pamjen e hiperpigmentimit.
- Vitamina C – Parandalon dëmtimin e qelizave të lidhura me radikalet e lira përgjegjëse për shfaqjen e njollave të errëta dhe pengon tirozinazën, një enzimë kyçe në sintezën e melaninës përgjegjëse për pigmentimin.
- Acidet Keratolitike të Luleve – Nxisin rinovimin e qelizave dhe përmirësojnë strukturën e lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
- Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë, qafë dhe dekolte. Përdoret si trajtim 3-mujor.
