Ahava Mineral Body Lotion
Locion trupi që përthithet shpejt, i bërë me Osmoter™, kompleksin e njohur të mineraleve të Detit të Vdekur dhe ekstrakteve ushqyese botanike. I përshtatshëm edhe për përdorim gjatë verës së nxehtë, rrit nivelet e lagështisë së lëkurës dhe përmirëson strukturën e saj, duke ofruar rehati gjatë gjithë ditës.
- Ofron hidratim gjatë gjithë ditës
- Ndihmon në luftimin e dehidrimit
- Përmirëson strukturën e lëkurës
Veçoritë e produktit
- Vegan
- I sigurtë gjatë shtatzënisë
- Pa parabene
- Pa OMGJ
- Pa parfum
- Pa alkool
Përberësit aktivë
- Osmoter™ kompleksi karakteristik i mineraleve të fuqishme me burim direkt nga Deti i Vdekur. Ai vepron si një “magnet lagështie” për të hidratuar dhe rimbushur.
- Aloe Vera një bimë që rritet në klimat e nxehta dhe të thata e njohur për xhelin e saj të brendshëm ushqyes të pasur me ujë me veti hidratuese, anti-inflamatore dhe qetësuese.
- Witch Hazel një bimë e njohur për lehtësimin e inflamacionit, shtrëngimin e poreve dhe rregullimin e yndyrës së tepërt. Ndihmon në lëmimin e strukturës së lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
